Dybala lihet jashtë nga Kombëtarja argjentinase
Paulo Dybala nuk do të grumbullohet nga Kombëtarja argjentinase për ndeshjet miqësore të marsit. Zëvendësuesi i tij do të jetë Lautaro Martinezin që do ta zë vendin e tij.

Albicelestet do të luajnë me Italinë dhe Spanjën, me Jorge Sampaolin që do të bëjë publike listën të enjten. Sipas Clarin, Dybala nuk do të përfshihet në këtë listë.

Në vend të tij pritet të thirret Lautaro Martinez, i cili mund të nënshkruajë me Interin këtë verë. Sampaoli ka qenë në ndeshjen ndaj Cruzeiro të enjten ku e përcjelli Martinezin, i cili shënoi het-trik ndaj Racing Club. /albeu.com/
Shtuar më 28/02/2018, ora 15:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori