Dybala mbërrin në Torino, takim ballë për balllë me Sarrin (VIDEO)
Me Pantallona të zeza, bluza të bardhe dhe me kapele në kokë, Paulo Dybala mbërriti sot në Torino.

Sulmuesi argjentinas është rikthyer nga pushimet dhepritet të flasë me Maurizio Sarrin në Continassa për të kuptuar se cila do të jetë e ardhmja e tij, shkruan Albeu.com.

"Corriere Dello Sport" bën të ditur se Juventusi po punon për ta përfshirë numrin 10 në shkëmbimin me Romelo Lukakun.

Megjithatë argjentinasi është ende me pushime teksa është rikthyer në shtëpinë e tij në qendër të qytetit ndersa nesër pritet të vendoset e ardhmja e tij.

Ndërkohë, nuk është vetëm Manchester United klubi që interesohet për Paulo Dybala-n.

Marotta po punon goditjen e madhe dhe ai mund të jetë Dybala.

Marrota në fakt ka propozuar një shkëmbim me Mauro Icardin. /albeu.com/
Shtuar më 01/08/2019, ora 13:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori