Dybala mbetet në shitje, Juventusi i cakton çmimin
Paulo Dybala spekulohet se mund të largohet nga Juventus.

Paulo Dybala mbetet në shitje.

E përditshmja sportive italiane "Gazzetta dello Sport" raporton se sulmuesi argjentinas ende nuk e ka të sigurt qëndrimin te Juventus.

Dybala ende nuk ka vazhduar kontratën me Bianconerët edhe pse bisedimet tashmë disa muaj janë duke u zhvilluar për të konfirmuar të ardhmen e tij në Torino.

Trajneri i ri i Juventusit, Andrea Pirlo besohet se llogarit në shërbimet e Dybalas.

Mirëpo, drejtuesit e klubit mund ta konsiderojnë shitjen e tij për 80-100 milionë euro.
Shtuar më 25/08/2020, ora 15:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori