Dybala mbetet te Juventusi, gati finalizimi i kontratës
Juventusi nuk do të heq dorë nga shërbimet e Paolo Dybalës edhe pse është përfolur se mund të largohet gjatë verës.

Siç raporton "Calciomercato", Zonja e Vjetër do t’i ofrojë kontratë të re yllit Argjentinas, shkruan Indeksonline.

Palët janë në bisedime për rinovimin e kontratës për disa muaj me radhë dhe kanë mbetur vetëm disa detaje për finalizimin e saj.

Në javët e ardhshme pritet që Juventusi ta zyrtarizojë rinovimin me Dybalan.
Shtuar më 30/04/2020, ora 08:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori