Dybala më në fund rikthehet në stërvitje me Juventusin (VIDEO)
Pas vizitave mjekësore të kryera ditën e djeshme, erdhi dhe dita e rikthimit të Paolo Dybalas në qendrën stërvitore të Juventusit.

Sulmuesi argjentinas, pozitiv me Covid 19 që prej 21 Marsi e deri më 7 maj, kaloi portën e "Continassa" pak pas orës 11, me një maskë të zezë të cilën e mbante në fytyrë.

Mirëpo edhe pse me një maskë në fytyrë, "La Joya", nuk arriti ta fshinte lumturinë që kishte për rikthimin në fushat e lojës pas gati 2 muajsh.

Argjentinasi do të zhvillloi një stërvitje individuale sipas programit të klubit bardhezi për vazhdimin e sezonit në Serie A.

Për momentin dy futbollistët e vetëm që mungojnë në Torino janë Higuain dhe Rabiot
Shtuar më 09/05/2020, ora 16:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori