Dybala: Me Ronaldon do fitojmë Championsin
Paulo Dybala është një nga lojtarët më të mirë të skuadrës së Juventusi. Lojtari bardhezi ka qenë vendimtar për skuadrën e tij dhe këtë e ka treguar vetë loja e tij.

Pavarësisht disa mosmarrëveshjeve në fillim të sezonit me trajneri Max Allegri ai diti se si ta fitojë vendin e titullarit. Ndërsa së fundmi në një intervistë ai ka folur edhe për marrëdhënien e tij me Cristiano Ronaldon.

“Që kur ai erdhi te Juventusi, ne jemi të lumtur që luajmë bashkë, jemi duke bërë mirë, kemi shënuar gola të rëndësishëm për Juventusin, Cristiano sapo ka arritur, por ne të gjithë e dimë se sa i rëndësishëm është ai për ne. Ne e dimë se si ai luan dhe sa shumë që punon. Sigurisht me atë në skuadër gjërat kanë ndryshuar dhe jemi të gjithë të lumtur për këtë gjë. Këtë vit jemi favorit për Champions League nëse luajmë të gjithë si grup", deklaroi Dybala.
Shtuar më 15/11/2018, ora 19:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori