Dybala: Në futboll sot je hero nesër nuk vlen asgjë
Sulmuesi argjentinas i Juventusit, Paulo Dybala, do të jetë protagonist i një interviste në revistën "Style". Ai ka pranuar se në ditët e sotme është gjithnjë e më shumë e vështirë të jesh protagonist në futboll, duke dhënë edhe arsyen.

"Të gjesh ekuilibrat sot është e vështirë dhe ky është problemi më i madh. Në futbollin që po luhet sot, një ditët mund të jesh një hero, më i miri në fushë. Të nesërmen nuk vlen më asgjë, je një fundërrinë. Kjo është ajo që po na vret të gjithëve", u shpreh Dybala.

Megjithatë, sulmuesi 25-vjeçar i bardhezinjve, shprehet se për të situata ka ndryshuar së fundi dhe se ai është më i pjekur. "Tani i shoh gjërat ndryshe dhe jo më si dikur. Njerëzit janë të lirë të thonë çfarë të duan, unë jap gjithnjë maksimumin në punën time", tha Dybala. /albeu.com/


Shtuar më 22/04/2019, ora 19:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori