Dybala ngre zërin ndaj Fabio Paraticit
Lënia në stol për të dytën ndeshje radhazi në kampionat ka lënë të pakënaqur yllin e Juventusit Paulo Dibala.

MediaT e huaja shkruajnë se futbollisti argjentinas ka debatuar me drejtorin sportiv të kampionëve të Italisë Fabio Paratiçi rreth mosaktivizimit nga trajneri Andrea Pirlo në barazimin e djeshëm ndaj Krotones 1-1.

Në tunelin e stadiumit të skuadrës së sapongjitur në Serinë A, Dibala i ka shprehur pakënaqësinë me tone të larta zyrtarit të klubit rreth neglizhencës nga tekniku Pirlo.

Aktivizimi i Dejan Kulusevskit dhe Manolo Portanovës ka revoltuar futbollistin e Argjentinës, i cili e konsideron veten lider në kampion bardhezi.
Shtuar më 18/10/2020, ora 18:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori