Dybala nuk zgjedh Ronaldon për "Topin e Artë"
dypala00
Argjentinasi i skuadrës së Juventusit, Paulo Dybala nuk mendon se Cristiano Ronaldo do ta fitojë çmimin prestigjioz individual të “Topit të Artë”. Sipas Dybalas, fituesi do të jetë Luka Modriç. Ndërkohë që 23 vjeçari foli edhe për objektivin madhor, fitimin e Champions League. /albeu.com

“Ronaldo është një person shumë shumë i thjeshtë, por ne television duket ndryshe. Është shumë i fokusuar në stëervitje dhe bën shumë shaka me shokët e skuadrës, veçanërisht me Cancelon. Mendoj se Varane duhet ta fitojë “Topin e Artë” pasi ka fituar shumë tituj, por Luka Modriç është favorit për të fituar. Do të jepja një titull të Serisë A për të fituar një Ligë Kampionësh. Vitin e kaluar ishim shumë pranë objektivit madhor por në fund nuk i’a dolëm”, tha Paulo Dybala. /albeu.com/
Shtuar më 06/10/2018, ora 12:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori