Dybala sfidë të hapur Icardi: Do ta kaloj për golashënues
Paulo Dybala është golashënuesi më i mirë i Serie A. Kjo ka bërë që ftohet rregullisht në kombëtaren argjentinase, aty ku luan si qendër sulmues edhe kapiteni i Interit, Mauro Icardi.

Sulmuesi zikaltër është në kuotën e gjashtë golave, përkatësisht ka katër më pak se lojtari i Juventusit.

“Unë dhe Mauro kemi marrëdhënie të mira”, tha sulmuesi anësor i kampionit italian. Njihemi nga koha kur luaja te Palermo, tani luajmë së bashku në kombëtare. Do të jetë një sfidë e bukur këtë vit”, shtoi argjentinasi.

“Ai ka më shumë mundësi, sepse luan më përpara, por unë do të luftoj deri në fund”, ka përfunduar Dybala. / albeu.com /
Shtuar më 01/10/2017, ora 08:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori