Dybala shihet në Madrid, "dridhen" tifozët e Juventusit
Pëlqej
Me kampionatet e ndërprerë për shkak të angazhimeve të kombëtareve të tyre, Paulo Dybala është parë në Madrid, nën shoqërinë e vëllait menaxher dhe një miku të tij.

Vizita nuk ka kaluar pa u ndjerë, teksa zërat flasin për një takim sekret me drejtuesit e Realit, për të diskutuar mbi një transferim të mundshëm në kryeqytetin spanjoll, për sezonin e ardhshëm.

Sulmuesi argjentinas nuk u thirr nga tekniku Sampaoli për ndeshjet që Argjentina do të luajë kundër Italisë dhe Spanjës dhe, në vend që të qëndrojë në Torino duke shijuar pushimet, ai mori rastin për të udhëtuar në Madrid me disa miq dhe agjentin tuaj, i cili është vëllai. Ata po hanin në restorantin 'Los Arroces de Segis'.

Gareth Bale gjatë verës do të largohet nga klubi madrilen, pasi nuk po arrinë në formën e tij. Objektivi kryesor i Realit është Neymar, por është e vështirë që ai të largohet nga Franca. Dhe një nga emrat që është nënvizuar për disa kohë në zyrat e Realit është ai i Paulo Dybalas.

Ky lajm ka bërë që në ambientin bardhezi të shqetësohen, pasi Dybala shikohet si një idhull, një futbollist që ‘ndez’ fantazinë e tifozërisë me golat dhe veprimet e bukura sportive në fushën e lojës. /albeu.com/
Shtuar më 19/03/2018, ora 20:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori