Dybala: Shpresoj që përsëri të festoj golat me Pogban
Paulo Dybala ka bërë të ditur edhe një herë se dëshiron që skuadra e tij ta transferojë Paul Pogban.

Argjentinasi ka folur për festimin e golave ku ka kujtuar kohët e mira me Paul Pogba, për të cilin thotë se shpreson që përsëri të festojnë bashkë.

Paul dhe unë kemi një raport të mirë dhe kur ne luanim së bashku, gjithmonë kërkonim mënyra të reja për të festuar golat” ka thënë Dybala, transmeton lajmi.net.

“Ne shënonim shumë gola dhe festimet ndryshonin shpesh. Shpresoj që një ditë të kemi mundësi të festojmë përsëribashku” ka shtuar argjentinasi.
Shtuar më 20/01/2020, ora 16:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori