Dybala shumë afër rinovimit të kontratës me Juventusin
Pëlqej
Paulo Dybala ka vendosur të qëndrojë te Juventusi. Lajmi i dhënë disa ditë më parë në intervistë nga Bepe Marota konfirmohet përsëri.

Drejtori bardhezi mësohet të ketë përgatitur një seri takimesh me lojtarët dhe agjentët për të rinovuar kontratat me klubin. I pari në listë mësohet të jetë pikërisht Paulo Dibala.

Argjentinasi është një nga liderët dhe lojtarët më cilësorë të “Zonjës”. Për këtë arsye, klubi do të ketë një takim me vëllain-menaxher të futbollistit për të testuar jo vetëm vullnetin e argjentinasit, por edhe kërkesat e tij në nivel sportiv dhe ekonomik.

22 gola e sezonit nuk janë maksimumi për një si “La Joya”, por shpesh kanë rezultuar vendimtarë në disa nga rezultatet më të rëndë- sishme të bardhezinjve, sidomos në sezonin kur Higuain ka shënuar më pak (16 gola) që në zbarkimin e tij në Torino. /albeu.com/
Shtuar më 17/05/2018, ora 17:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori