Dybala tregon debatin me Mourinhon pas gjestit provokues
Pëlqej
mou0
Skuadra e Juventusit u mposht nga Manchester United me shifrat 2-1 dhe pas takimit trajneri i skuadrës angleze Jose Mourinho u drejtua me ironi nga tifozët. Një ndër lojtarët që shkoi te trajneri portugez për t’i kërkua llogari ishte Paulo Dybala. Ai tregon se çfarë i tha Mourinhos në ato momente.

“I thashë që nuk ishte e nevojshme të bënte atë gjest për të krijuar tensione të kota. Edhe ne lojtarët shpesh ofendohemi nga tifozët, por ato tensione duhen shmangur”, tha Dybala. /albeu.com/
Shtuar më 09/11/2018, ora 16:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori