Dybala zbulon vështirësinë e përballjes me koronavirusin
Paulo Dybala ka zbuluar detaje nga përballja e tij me koronavirusin. Ylli i Juventusit ka thënë se ka kaluar në ditë të vështirë, por se nga dita në ditë po bën më mirë.

"Kam pasur një kollë të keqe, u ndjeva i lodhur dhe kur flija ndjeja ftohtë. Në fillim nuk mendoja se çfarë mund të ishte, por simpatoma të ngjashme kishin edhe dy shokët tjerë ( Rugani dhe Matuidi). Klubi na dha vitamina, na bënin mirë, por që nuk ishin të mjaftueshme.

Kur fillova të kem problem më frymëmarrje, iu nënshtrova testit i cili edhe doli pozitiv. Duhet marrë me seriozitet, është një virus i rëndë. Duhet të qëndroni në shtëpi sepse nga pakujdesia, njerëzit po vdesin çdo ditë e më shumë" ka thënë Dybala./
Shtuar më 01/04/2020, ora 10:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori