Dyshimet për të ardhurat e ndeshjes së bamirësisë, Sindikata e Futbollistëve sqaron gjithçka
Në datën 10 janar u zhvillua një event bamirësie në stadiumin “Air Albania”, ku morën pjesë disa nga legjendat e Italisë, Greqisë, Turqisë dhe Shqipërisë.image-1

Pikërisht qëllimi i këtij eventi ishte të mblidhte të ardhura për të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit. Megjithatë sipas Sindikatës së Futbollistëve janë hedhur dyshime për transparencën me të ardhurat e mbledhura nga ky event. Pikërisht për këtë SH.F.P.SH, ka dalë me një komunikatë zyrtare ku ka sqaruar gjithçka dhe thonë se në ditët e ardhshme do të ketë një përgjigje të plotë për gjithçka.
Deklarata e Sindikatës:

Te nderuar miq. Duke pare dhe vlersuar qendriminin e disa opinionisteve sportive ne lidhje me mosberjen publike te te ardhurave te grumbulluara nga shitja e biletave te eventit sportiv “Luajme dhe rindertojme sebashku” i organizuar nga sindidikata futbollisteve profesioniste Shqiptare ju sqaroj se: Qellimi i vetem i sindikates sone eshte qe çdo e ardhur nga çdo biletat e shitur p.v.s nese është përdorur ose Jo te shkoj ne ndihme te personave te demtuar nga termeti.

Ne funksion te ketij qellimi dhe per te mos shkaktuar asnje konfuzion me shifra te cilat passjellin dyshime per abuzime kemi kerkuar te jemi sa me te sakte ne perllogaritjen e shifrave me qellim qe te dalim me nje rezultat te vetem dhe final. Gjithashtu dua t’ju sqaroj se nje arsyje tjeter e cila ka penguar berjen sa me te shpejt te transpaences eshte edhe fakti se, bleres te biletave ishin disa institucione shteterore te cilat vetem diten e hene dhe te marte kane bere pagesat per biletat e blera nga ana tyre. Te nderuar zoterinj, dua t’ju them se Sindikata ka te punësuar vetëm një sekretare ndersa e gjithe pjesa tjeter kane ardhur per te ndihmuar Sindikatën vullnetarisht ne organizimin e ketij eventi madheshtor.

Sigurisht edhe veprimet ne kuader te transparances po kryhen po nga ky grup vullnetaresh fakt i cili gjithashtu shkaktoj pak vonese. Per sa ju shpjegova mesiper jane arsyjet e voneses por duke vlersuar sinqerisht shqetesimin tuaj ju sqaroj se transparenca per ne mbetet prioritare dhe per kete arsyje secili person qe kerkon informacion mund te vij ne zyren tone dhe te marre te gjithe informacionin qe i nevojitet. Faleminderit S.F.P.SH.
Shtuar më 14/01/2020, ora 22:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori