Dyshja e ëndrrave, Federer e Nadal dhurojnë spektakël
Pëlqej
Dyshja që e gjithë bota ka pritur prej vitesh më në fund u bë realitet. Roger Federer e Rafael Nadal kanë luajtur për herë të parë në karrierën e tyre së bashku në lojën dyshe, në turneun e “Laver Cup”, ku tenistët më të mirë nga Europa përballen me tenistët më të mirë nga e gjithë bota. Dhe kur në njërën anë të fushës janë Federer e Nadal nuk ka se si të mos ketë spektakël e emocione, pasi aty janë 35 grand sleme dhe 167 turne të fituara.

Dyshja Federer/Nadal fitoi 2-1 ndaj dyshes amerikane të kolauduar prej vitesh Sam Querrey/Jack Sock (6-4, 1-6, 10-5), në një përballje që dhuroi spektakël. një ndeshje që zgjati 81 minuta, aq sa duroi ky spektakël i dhuruar nga dy tenistët më të mirë në botë, që edhe aktualisht mbajnë venet 1 e 2 në botë. “Kishim vite që e prisnim këtë moment, jo vetëm unë, por e gjithë bota, raporton TeleSport. Kur u vendos që të zhvillohej ky event, të gjithë prisnim që t’i shihnim ata së bashku. Ishte magjike”, tha çeku Tomas Berdych, që është pjesë e ekipit të Europës në këtë event.

Në skuadrën e Europës, përveç Nadal dhe Federer, janë edhe Alex Zverev (4), Marin Cilic (5), Dominic Thiem (7) dhe Tomas Berdych (19). Ndërsa skuadra e botës përbëhet nga Sam Querrey (16), John Isner (17), Nick Kyrgios (20), Jack Sock (21), Denis Shapovalov (51) dhe Frances Tiafoe (71). Europa udhëheq 9-3 ndaj pjesës tjetër të botës, turne që do të vazhdojë edhe sot. Federer e Nadal luajtën edhe në lojërat teke, duke i fituar ato.
Shtuar më 24/09/2017, ora 11:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori