Dyshja shqiptare drejt largimit nga londinezët
Sipas mediave britanike drejtuesit e klubit po mendojnë të largojnë disa nga lojtarët që nuk kanë bindur dhe në mesin e tyre janë edhe Xhaka e Mustafi.

Londinezët kanë paguar plot 34 milionë funte për Xhakën, tri javë para se Chelsea të paguaj 30 milionë funte për N’Golo Kanten, dhe sipas këtij mediumi ndikimi mes njëri-tjetrit është shumë i madh.

Në anën tjetër, Mustafi është njëri nga tetë mbrojtësit më të shtrenjtë të të gjitha kohërave dhe sipas këtij mediumi nuk ka mbushur pritshmëritë e çmimit të paguar prej 35 milionë funteve. /albeu.com/
Shtuar më 19/04/2018, ora 19:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori