Një hetim ka filluar për një dyshim të trukimit të ndeshjes së javës së kaluar në Ligën e Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe
Crvena Zvezdas.
Në këtë ndeshje PSG fitoi 6-1 në Parc des Princes.
Autoritete franceze kanë filluar hulumtimet, dhe dyshojnë se një drejtor i klubit serb ka vënë miliona
euro bast që skuadra e tij do të pësojë humbje me pesë gola diferencë.
Shuma, të cilën dyshohet se e ka vënë
bast drejtori i
Crvena Zvezdas është 5 milionë
euro.
Shtuar më 12/10/2018,
ora 18:14