Dzeko: Askush nuk më njoftoi për kalimin tek Chelsea
Edin Dzeko ka thënë se “askush” nuk e ka njoftuar atë që ti bashkohet Chelseat gjatë afatit kalimtar të janarit.

Chelsea është një sfidë e madhe për mua dhe e di se çfarë klubi është. Kam qenë tek City dhe nuk isha gati për të kaluar në Chelsea. Askush nga të gjithë ata që kam biseduar nuk me ka sugjeruar që të shkojë tek kjo skuadër”.

“Ka qenë një periudhë e vështirë për mua, shumë lajme, të vërteta dhe të pavërteta u shkruan, gjithçka kalonte në kokën time, nuk kisha asgjë të qartë në atë kohë”.

“Tani do të luaj dy ndeshje me Bosnjën dhe mandej të shohim se ku do të luaj”, ka shtuar në fund ai për Face TV derisa ka treguar se në rini e ka pasur ëndërr të luaj për Milanin.
Shtuar më 27/05/2018, ora 19:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori