Dzeko kushton 50 milione euro
Albeu.com
Wolfsburgu është tejet i bindur se mund ta mbajë në Volkswagen Arena sulmuesin boshnjak Edin Dzeko, pasi ia ka vënë atij një çmim prej 50 milionë eurosh, që natyrisht godet rëndë të interesuarit për të, Manchester Cityn, Juventusin dhe Milanin.Menaxherit të ri të Wolfsburgut, Steve McLaren, i është thënë se klubi gjerman nuk është nën presion financiar dhe nuk ka nevojë ta shesë sulmuesin boshnjak. Tani gjithashtu zbulohet se pas skadimit të klauzolës prej 40 milionë eurosh në maj, Wolfsburgu ka intervenuar dhe ia ka vënë sulmuesit një klauzolë tjetër, por kësaj radhe prej 50 milionë eurosh. Kjo konsiderohet si goditje e rëndë për klubet e interesuara në Edin Dzekon, pasi Wolfsburgu po kërkon para kesh dhe jo shkëmbime, e që praktikisht nuk dëshirojnë ta bëjnë as City, as Juve e lëre më Milani që ka probleme të mëdha financiare.
Shtuar më 17/07/2010, ora 16:33
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori