Edin Dzeko ka lënë pas
dëmtimin prej një muaji teksa nuk luan prej 24 nëntorit në ndeshjen ndaj Udinezes ku
Roma humbi 1-0, shkruan Albeu.com.
Mungesa e boshnjakut është ndjerë aq shumë sa
Roma në 6 ndeshjet e fundit ka regjistruar vetëm një fitore. Ai është një pikë referimi për skuadrën dhe kjo ka ndikuar në rezultatet negative.
Por tashmë 32 vjecari tashmë ka lënë
dëmtimin që e la atë jashtë fushave prej 30 ditësh, teksa do jetë titullar që nga minuta e parë në ndeshjen e fundjavës ku
Roma do luajnë në transfertë ndaj Juventusit.
Ndërkohë 16 javësh kampionat
Roma mban vënin e 7 në Serinë A me 24 pikë 3 pikë larg zonës Champios, ku dhe është synimi kryesor i skuadrës për këtë sezon. /albeu.com/
Shtuar më 20/12/2018,
ora 14:57