Dzeko: Nuk e di se ku do ta mbyll karrierën
Edin Zeko futbollisti Romës, ka folur më mediat, teksa ndohet në Bosnjë në pritje riaftësimit pas një dëmtimi afro dy mujor. Në pritje të aktivizimit në fushë me Romën, ai u pyet në lidhje me cilën skuadër do ta mbyllë karrierën ai, shkruan Albeu.com.


"Unë nuk po mendoj se ku do të përfundoj karrierën time. Kam ende disa sezone për të luajtur dhe nuk dua të mendoj që tani për të ardhmen time. Ka kohë për të folur është ende herët. "Tani unë jam i interesuar vetëm për ndeshjen e ardhshme. Përfundoi 32 vjecari.

Edin Dzeko është sulmuesi kryesor i Romës. Ai është pjesë e Romës prej vitit 2015 teksa ka shënuar 55 gola deri më tani në 101 aktivizime si titullar.

Ai nuk luan prej afro dy muajsh dhe kjo ka ndikuar tek rezultatet negative që ka marë Roma në ndeshjet e fundit. /albeu.com/




Shtuar më 18/12/2018, ora 16:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori