Dzeko "thumbon" qeverinë italiane: Është me e sigurtë të stërvitemi në qendër stërvitore sesa në park
Edin
Dzeko ka dhënë komentet e tij mbi situatën aktuale në të cilën qëndron futbolli italian.
Dzeko, sikur ka thumbuar vendimet e qeverisë italiane, me deklaratat e tij të fundit, lidhur me stërvitjet e skuadrës.
Ylli boshnjak është shprehur se do të ishte më e
sigurtë për lojtarët e Romës që të stërviteshin në qendrën e tyre stërvitore në ‘
Trigoria’, sesa në një
park të qytetit.
“Disa javë më parë unë kam thënë se ne duam të luajmë. Me sigurinë e duhur pasi shëndeti është para të gjithash. Tani, është më e
sigurt që të stërvitemi në ‘
Trigoria’ sesa në
park”, ka thënë
Dzeko, transmeton lajmi.net.
“Klubi ka bërë gjëra të rëndësishme në dy mujat e fundit, si për tifozët dhe për publikun gjeneral. ‘
Trigoria’ është e
sigurt dhe e kontrolluar për ne lojtarët. Ne do të ishim më të
sigurt aty sesa kudo tjetër”, ka shtuar boshnjaku.
Klubet e Serie A shpresojnë të kthehen në stërvitje më 4 maj, por qeveria mund të ketë plane të tjera për këto skuadra.
Shtuar më 01/05/2020,
ora 20:58