Dzeko në radarët e Arsenalit
Arsenali është duke përgatitur ofertë për sulmuesin e Manchester Cityt, Edin Dzeko.

The Mirror shkruan se Dzeko, i cili javën e kaluar pranoi se ishte i pakënaqur me kohën e paktë që i jepet këtë sezon, është një lojtar që mund të lehtësojë ngarkesën që ka Olivier Giroud.

Arsenali po ashtu ka porositur Real Madridin ta mbajë klubin të informuar rreth Karim Benzema nëse ata vendosin ta shesin francezin, kontrata e të cilit po skadon. /albeu.com/
Shtuar më 15/11/2013, ora 11:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori