Dzyuba: Tifoz që fëmijë, dua të luaj për Real Madrid
Sulmuesi i Zenit Shën Peterburgut, Artem Dzyuba ka treguar se nëse atij do t’i jepej ndonjëherë mundësia, ai do të zgjidhte të luante për Real Madrid, shkruan Albeu.com.

31-vjeçari gjithashtu zbuloi në mediat sociale se ai ka mbështetur Los Blancos prej kohësh.

"Unë kam qenë tifoz i Real Madrid që kur isha fëmijë ku në atë kohë luanin Raul [Gonzalez], Roberto Carlos, [Fernando] Redondo dhe Ronaldo [Nazario]", tha Dzyuba në Instagram.

Dzyuba është golashënuesi më i mirë në Premier League ruse ku Zenit aktualisht është krye të tabelës, nëntë pikë më shumë se Lokomotiv e Moskës së vendit të dytë. /albeu.com/


Shtuar më 02/04/2020, ora 22:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori