E akuzojnë për përdhunim, Neymar publikon bisedat (VIDEO)
Menjëherë pas bërjes publik të lajmit se Neymar është denoncuar pranë një komisariati në Brazil, për përdhunimin e një vajze, vetë braziliani ka reaguar në rrjetet sociale.

Ylli i PSG-së, ishte shumë i irrituar për këto akuza, dhe vendosi të bëjë publike mesazhet dhe fotot e dërguara në “WhatsApp” që nga fillimi i Marsit, deri kur ato janë takuar në mes të majit.

Nejmar publikoi që nga mesazhi i parë, deri tek dita kur vajza në fjalë kishte mbërritur në Paris dhe ata ishin takuar. "Po akuzohem për përdhunim. Janë fjalë shumë të rënda, por ajo që po kaloj është një situatë e rëndë. Po ju tregoj të gjitha bisedat që kam pasur me këtë grua. Të gjitha momentet tona intime, është e nevojshme të tregohet çfarë ka ndodhur. Ajo që ka ndodhur, ishte një marrëdhënie mes një mashkulli dhe një femre, brenda katër muresh, diçka që e bën çdo çift" – shprehet Nejmar në një video të gjatë të postuar në 'Instagram".
Shtuar më 02/06/2019, ora 11:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori