E akuzuan për racizëm, Iniesta kërkon publikisht falje
Ish-mesfushori legjendar i Barcelonës, Andres Iniesta, ka kërkuar falje pas publikimit të një fotografie ku ai dhe familja e tij ishin duke festuar Ditën e Tre Mbretërve.

Si pjesë e festimit të kësaj dite në Spanjë, në foton e publikuar qartë shihen dy persona me fytyrë të ngjyrosur, të cilët vepruan kështu pasi njëri prej mbretërve tradicionalisht i takon racës së zezë.

Vendimi i disa personave për ta ngjyrosur fytyrën me të zezë për nder të festave të ndryshme tradicionale, ka shkaktuar polemika dhe kundërshtime në vitet e fundit, ku një pjesë e njerëzve e konsiderojnë këtë gjë ofenduese.

Disa prej reagimeve drejtuar Iniestas: “Racistttt”, “Keni menduar ndonjëherë se Iniesta do t’i rrënojë gjithë ato vinte brilante me një postim të vetëm?”, “Kjo është e tmerrshme”, “Të lutem fshije, dhe kërko falje”.

Për të reaguar ndaj këtyre kritikave, Iniesta dhe ekipi i tij e kanë publikuar një deklaratë zyrtare, ky spanjolli e sqaron arsyen prapa atij veprimi të familjarit të tij dhe u kërkon falje të gjithë njerëzve që mund të jenë ofenduar.

“Duam ta shuajmë këtë debat që është ngjallur nga fotoja ku tre njerëz janë të veshur dhe të maskuar për t’u dukur si Mbretërit e Lindjes, Gasparit, Melchoirit dhe Baltasarit, siç ndodh në shumë festa në Spanjë”, shkruhet në deklaratën e lëshuar nga Iniesta.

“Qëllimi prapa kësaj fotografie nuk ishte në asnjë mënyrë për t’i shqetësuar njerëzit dhe u kërkojmë falje të gjithë atyre njerëzve që mund të jenë ofenduar nga ajo fotografi”. /albeu.com/
Shtuar më 08/01/2019, ora 17:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori