E ardhmja e Amaurit duket larg Italisë
Amauri duke festuar
E ardhmja në Itali duket në dyshim për sulmuesin e Juventusit, Amauri, ka njoftuar agjenti i tij Giampiero Pocetta. Ky i fundit sezonin e kaluar luajti i huazuar tek Parma.

Zonja e Vjetës dëshiron ta shesë Amaurin gjatë kësaj vere, pasi ai ka hyrë në vitin e fundit të kontratës së tij.

Edhe pse spekulohej se Parma, Genoa, Milan dhe Fiorentina janë të interesuara për shërbimet e tij, duket se deri më tani kërkesat kanë qenë vetëm nga jashtë Italisë.

"Nuk kam marr asnjë ofertë konkrete nga ndonjë klub italian, por mund të konfirmoj oferta nga shtete të huaja", tha Pocetta. Olympique Marseille besohet se kërkon 31 vjeçarin Amauri. /albeu.com/
Shtuar më 04/08/2011, ora 19:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori