E ardhmja e Darmian varet nga Juventusi
Juventusi, shkruajnë mediat në Itali, janë pajtuar për të marrë Matteo Darmianin nga Manchester United, kurse pritet që Leonardo Spinazzolan ta dërgojnë në Bologna

Sipas La Gazzetta dello Sport, një marrëveshje është arritur për mbrojtësin anësor me një marrëveshje huazimi me opsion blerjen në fund të sezonit.

Shpenzimet për këtë operacion të Juventus pritet që të jenë 3 milionë euro për gjashtë muaj huazim dhe tetë milionë të tjera për ta blerë nëse dëshirojnë.

Kontrata e Darmian skadon më 2020, kështu që së pari Darmian duhet ta zgjat kontratën e tij me Manchester United.

Juve, Inter dhe Napoli janë në ndjekje të Darmian prej një kohë të gjatë, por Manchester United gjithmonë ka kërkuar 10 milionë euro për të, një shumë që është konsideruar e madhe për tri ekipet në fjalë. /albeu.com/
Shtuar më 20/01/2019, ora 20:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori