E ardhmja e Mertens te Napoli në pikëpyetje, Interi këmbëngul për belgun
Interi provon të surprizojë çdo kundërshtar që është në garë për kartonin e Dries Mertens, që me shumë mundësi do të largohet nga Napoli, pasi nuk po arrin të gjejë gjuhën e përbashkët për rinovimin e kontratës.

Zikaltrit kërkojnë të bindin belgun të veshë fanellën zikaltër duke nisur që nga sezoni i ardhshëm. Sipas mediave italiane, drejtuesit e Interit i kanë ofruar futbollsitin një kontratë 2-vjeçare me opsion rinovimim edhe për një vit tjetër dhe një page prej 5 milionë eurosh plus bonuse.

Gjithsesi zikaltrit duhet të mposhtin konkurencën e Chelsea-t që është vënë në ndjekeje të 33-vjeçarit, i cili tundohet jo pak nga ideja për të luajtur në Premier League.
Shtuar më 12/05/2020, ora 15:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori