E ardhmja e Pogbas varet vetëm nga Mourinho
Mediat italiane raportojnë se Paul Pogba i ishte ofruar Juventusit në verë, por ai mund të mbetet në United nëse Zinedine Zidane emërohet trajneri i "Djajve të Kuq".

Sipas Rai Sport, agjenti Mino Raiola ka rikontaktuar përsëri me Juventusin dhe i ka treguar atyre që ai është gati të kthehet në Juve.

Megjithatë, ka një besim që s’mund ta ndryshoi këtë gjë, nëse Mourinho shkarkohet dhe ai zëvendësohet nga ish trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane.

Pogba këto kohët e fundit ka pasu një marrëdhënie të keqe me teknikun portugez derisa pronarët e klubit mund të gjenden përballë zgjidhjes – ose trajnerit, ose lojtarit.
Shtuar më 13/09/2018, ora 22:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori