E ardhmja e Ramos në pikëpyetje, çfarë thonë mediat spanjolle?
Real Madrid dëshiron t'i japë fund thashethemeve dhe sipas raporteve, ka arritur një marrëveshje në parim me Sergio Ramos për të rinovuar bashkëpunimin e tyre

Duket se logjika mbizotëron në Madrid.

Sergio Ramos ka arritur një marrëveshje në parim me administratën për të ripërtërirë bashkëpunimin e tyre, e cila skadon verën e ardhshme.

Sipas një stacioni të radios spanjolle të dy palët kanë bashkuar duart për një rinovim 2-vjeçar.

Pra nëse kjo bëhet realitet, Ramos do të luajë për ''Los Blancos’' deri në moshën 36-vjeçare dhe nuk përjashtohet mundësia që ai të përfundojë karrierën e tij atje.

Ju kujtojmë se ai shkoi në Madrid nga Sevilla në 2004 dhe që nga ajo kohë ai ka luajtur në 660 ndeshje, duke shënuar 100 gola, ndërsa ka dhënë edhe 40 asiste.

Titujt e tij me Real Madrid:

La Liga: 2006–07, 2007–08, 2011–12, 2016–17, 2019–20
Copa del Rey: 2010–11, 2013–14 Super Kupa Spanjolle
: 2008, 2012, 2017, 2019–20 [246]
UEFA Champions League: 2013–14, 2015–16, 2016–17, 2017–18

Super Kupa UEFA: 2014, 2016, 2017
FIFA Kupa Botërore e Klubeve: 2014, 2016, 2017, 2018
Shtuar më 18/11/2020, ora 11:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori