E ardhmja e Sterling mund të varet nga ndeshja në "Fadil Vokrri"
E përditshmja britanike, The Guardian, raporton sot se Real Madridi do të dërgojë skautë në ndeshjen në "Fadil Vokrri" për ta monitoruar Raheem Sterlingun e Anglisë dhe Manchester Cityt.

Real Madridi është i gatshëm t’ia ofrojë Manchester Cityt 70 milionë funte dhe Gareth Bale-n në shkëmbim për sulmuesin anësor, Raheem Sterlingun, shkruan The Guardian.

Për t’u siguruar se ia vlen ta bëjnë një ofertë të tillë për Sterlingun, skautë spanjollë të Real Madridin do t’i analizojnë paraqitjet e anglezit në dy ndeshjet e radhës të Kombëtares së Anglisë, kundër Malit të Zi dhe Kosovës, në kuadër të kualifikimeve për EURO 2020.

Sterlingu, që e ka fituar epitetin si njëri ndër talentet më premtues në botën e futbollit, ka ngjallur interesim të madh te shumë klube të mëdha evropiane për shkak të paraqitjeve mbresëlënëse të tij me Manchester Cityn dhe Anglisë.

Për Kombëtaren e Anglisë, Sterlingu kishte shkëlqyer në ndeshjen e shtatorit kundër Kosovës me një gol të shënuar dhe dy asiste në fitoren me rezultat 5:3 të "Tre Luanëve" që edhe ia shkaktoi Kosovës humbjen e parë që kur u emërua trajner Bernard Challandes.

Megjithatë, tifozët kosovarë do të shpresojnë që skautët e Real Madridit të mos u bëjë përshtypje Sterlingu në ndeshjen në "Fadil Vokrri" më 17 nëntor, pasi që ajo është shumë e rëndësishme për ëndrrën e "Dardanëve" për t’u kualifikuar në EURO 2020.

Kosova duhet të ngrihet të paktën në pozitën e dytë në tabelën e Grupit A për ta arritur kualifikimin në Kampionatin Evropian përmes fazës së grupeve. Më poshtë mund t’i lexoni rezultatet që i duhen Kosovës në dy ndeshjet e nëntorit – kundër Çekisë dhe Anglisë, për ta siguruar kualifikimin.
Shtuar më 05/11/2019, ora 11:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori