Mund të tingëllojë e çuditshme, por është e vërtetë. Marash
Kumbulla ka përfunduar në orbitën e
Manchester United.
Mbrojtësi i kombëtares shqiptare po tregon një formë të shkëlqyer te ekipi i tij,Hellas Verona, çka ka ngjallur interesin e shumë skuadrave të mëdha.
Sipas asaj që raporton "L'Arena", përveç Interit dhe Juventusit, në garë për 19-vjeçarin është futur edhe
Manchester United. Nuk dihet ende se në çfarë faze janë bisedimet mes palëve, por interesi i
United emocionon talentin kuqezi.
Kartoni i tij ka pësuar rritje të ndjeshme në gjysmën e parë të Seria A, ku ka treguar seriozitet dhe pjekuri në repartin e avancuar.
Nëse diçka e tillë do të ndodhte,
Kumbulla do të bëhej
futbollisti i dytë shqiptar, pas Lorik Canës që luan në Premier League.
Futbollisti legjendar i kuqezinjve u aktivizua për një sezon me Sunderland, ku mbajti edhe shiritin e kapitenit.
Shtuar më 23/12/2019,
ora 15:40