E bujshme! 5 lojtarët që priten të largohen nga Barcelona
Pëlqej
Barcelona ka bërë një merkato fenomenale sa i përket largimit të lojtarëve dhe mbushjes së arkës me të ardhura.

Pavarësisht kësaj janë ende edhe 5 lojtarë për të cilët Barcelona duhet të gjejë zgjidhje para se të mbyllet dritarja e transferimeve.

Bëhet fjalë për Jasper Cillessen, Paco Alcacer, Rafinha Alcantara, Munir El Hadadi dhe Sergi Samper.

Cillessen: Portieri ka bërë kërkesën për largim. Holandezi dëshiron që të ketë më shumë minuta në dispozicion dhe kjo nuk pritet të ndodhë me një Ter Stegen në super formë. 29 vjeçari ka një klauzolë prej 60 milionë eurove që do të thotë se vetëm ndonjë ofertë masive do t’i bënte drejtuesit e Barcës ta mendojnë lirimin e ish anëtarit të Ajax.

Rafinha: Lojtari u paraqit në ndeshjen e Superkupës së Spanjës dhe pati paraqitje të mirë. Në ndeshjen e parë sezonale në La Liga ishte në skuadër mirëpo nuk u aktivizua fare. Problemi me Rafinha është se ka në konkurrencë lojtar si Rakitic, Vidal e Arthur. Vlen të ceket se Valverde ishte i kënaqur me lojën e Alcantaras në ndeshjet para sezonale.

Alcacer: Paco nuk po gëzon hapësirat e tij në sulmin e Barcës. Suarez duket se është i pa zëvendësueshem. Kontrata e tij skadon tek në vitin 2021. Ofertat e fundit në drejtim të Alcacer janë drejtuar nga skuadra e Borussia Dortmund.

Munir: Problemi me Munir qëndron tek kontrata e tij e cila skadon në korrik të vitit të ardhshëm. Ndeshjet para sezonale i dhanë hapësirë të cilën e justifikoi me disa ndeshje të mira. Barcelona duhet të nënshkruaj me sulmuesin ose rrezikon ta humb si lojtar të lirë, shkruan Syri.net.

Samper: Talenti premtues i Samper duket se nuk erdhi kurrë në pah shkaku i lëndimeve të shumta. Kontrata e tij skadon në vitin 2019. Drejtuesit e klubit i kanë thënë lojtarit të gjejë një klub dhe në rast se nuk arrinë do t’ia gjejnë ata një.

Kujtojmë se këtë verë nga skuadra u larguan lojtarë si Paulinho, Aleix Vidal, Mina, Andre Gomes, Marlon, Deulofeu e Digne. /albeu.com/
Shtuar më 21/08/2018, ora 09:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori