Abramovich nxjerr Chelsea-n në shitje, një "manjat" anglez synon ta blejë
Oligarku rus Roman Abramovich është gati të shesë klubin e Chelsea-t pas 16 vitesh në krye kur dhe e bleu në vitin 2003, shkruan Albeu.com.

Manjati rus, i cili këtë vit nuk ka parë asnjë ndeshje në stadium për shkak të një problemi të lidhur me vizat që nuk u rinovua, mund ta shesë ekipin.

Së fundmi ka dalë emri i Jim Ratcliffe i cili është president dhe i skuadrës zviceriane Lausane.

Ai është njeriu më i pasur në Britani. Manjati 66-vjeçar britanik, bleu kohët e fundit "Team Sky", ka pasuri mbi 21 miliardë paund dhe nuk e ka mohuar kurrë interesin e tij për Chelsea-n.

"Kam një ekip të vogël në Zvicër. Lausanne është një përvojë që ju lejon të mësoni shumë, si kur vendosni këmbët tuaja në ujë të cekët për të kuptuar se si të notoni ", tha Ratcliffe. /albeu.com/

Shtuar më 19/03/2019, ora 16:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori