Disfata ndaj Interit është përjetuar si një dramë te Juventusi dhe jo vetëm nga tifozët bardhezinj të cilët kanë parë pas shumë vitesh skuadrën e tyre të jetë dukshëm inferiore ndaj rivalëve historikë.
Një kthim me këmbë në tokë që mund të ketë pasoja, jo vetëm në luftën për titullin kampion, por edhe në strukturat e
klubit, me një afrim të bujshëm të
Igli Tares në drejtimin e skuadrës.
Sipas mediave italiane, Andrea
Anjeli e ka cilësuar të papranueshme një humbje të tillë, edhe për faktin se diferenca mes dy skuadrave dukej shumë e madhe në fushën e lojës dhe kjo sillte një dëm të ndjeshëm për imazhin e rrjedhimisht edhe financat.
Ndaj ai po planifikon që në fund të këtij edicioni, nëse nuk fitohet asnjë trofe, të bëjë spastrime në strukturat e
klubit dhe në përbërjen e lojtarëve.
Fabio Paratiçi dhe Pavel Nedved duket se nuk kanë sjellë rezultatet që priteshin, duke qenë pëtgjegjësit kryesorë për larigmin e Masimiliano Alegrit dhe ndryshimet që erdhën si pasojë e atij vendimi.
Anjeli është gati t’i largojë dhe të caktojë administrator e përgjegjës për merkaton persona të cilët kanë treguar vlerat e tyre në Serinë A. Sipas mediave italiane, në krye të listës qëndron emri i
Igli Tares, aktualisht drejtor sportiv te Lacio.
Ashtu siç bëri Milani vitin e kaluar duke ndjekur drejtuesin shqiptar, edhe
Anjeli admiron punën e tij dhe e ka në majën e listës së atyre të cilëve është i gatshëm t’u besojë një cikël të ri në klub.
Tani mbetet të shihet se si do të veprojë Tare, i cili refuzoi Milanin pasi mendonte se nuk po bënte hapin cilësor në krahasim me Lacion. Por Juventusi është një pjacë tjetër dhe mund të tundojë drejtuesin shqiptar, edhe pse ky i fundit është pranë firmës për rinovimin e marrëveshjes që ka me klubin kryeqytetas.
/vipsport/
Shtuar më 18/01/2021,
ora 20:41