E BUJSHME/ Arsenali dhe Newcastle në garë për Strakoshën
Thomas Strakosha mund të largohet nga Lazio. Sipas "Tuttomercatoweb" Arsenali dhe Newcastle United janë të interesuar për portierin 24-vjeçar, por shumë që kërkon Lazio prej 40 milionë euro shihet si pengesë.

Thomas Strakosha aktualisht ka një kontratë me Lazion deri në vitin 2022.

Ndërkohë që për gardianin e Kombëtares shqiptare më parë kishin shfaqur interes Tottenhami dhe West Hami.

Shtuar më 07/07/2019, ora 16:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori