E bujshme / Berlusconi dhe Galliani kërkojnë të blejnë një klub
Berlusconi dhe Galliani janë padyshim dy figura qëndrore në historinë e Milanit. U bë tashmë pothuajse 2 vjet që kur ish-presidenti dhe ish-administratori i deleguari i kuqezinjve janë tërhequr nga bota e futbollit.

Megjithatë, sipas asaj që raporton “SkySport24”, dyshja e njohur po planifikon të rikthehet përsëri në “fushëbetejë”. Ata kanë në plan të blejnë një klub dhe ta bëjnë atë konkurrues.

Bëhet fjalë për ekipin e Monzës në Itali. Të gjitha veprimet i ka bërë Galliani, në emër të Berlusconit sigurisht. Aktualisht klubi ndodhet në Serinë C italiane dhe do të duhet një punë kolosale. Gjithsesi Berluskoni-Galiani është një “markë” që garanton sukses.
Shtuar më 04/09/2018, ora 21:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori