E BUJSHME/ Bisedova me Perez, jam gati të drejtoj Real Madrid (FOTO LAJM)

Zërat për një shkarkim të trajnerit Zinedine Zidane nga skuadra e Real Madrid bëhen gjithnjë e më të shumtë. Sidomos pas humbjes 3-0 që madrilenët pësuan ndaj PSG në Champions League.

Mes kandidaturave zurprizë që kanë dalë orët e fundit është emri i meksikanit Hugo Sanchez, një ikonë e skuadrës “merengues”. Trajneri 61-vjeçar ka luajtur në sezonet 1985-1992 me Real Madrid, duke realizuar 164 gola në 207 ndeshje.

“Kam biseduar me presidentin Florentino Perez dhe i kam thënë se jam gatiu për të kryer detyrën e trajneritReal Madrid. Jam 61 vjeç, por nuk do të më dridhën këmbët për të drejtuar një ekip yjesh, me lojtarët aktualë”, tha Sanchez.

Hugo Sanchez, aktualisht drejton ekipin meksikan të Pachuca.
Shtuar më 20/09/2019, ora 20:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori