E BUJSHME/ Bomberi i Atletico Madrid arrin akordin me Milanin
Një lajm mjaft i mirë vjen nga Argjentina për tifozët e Milanit. Mediat përtej oqeanit bëjnë të ditur se Milani ka arritur marrëveshjen personale me Angel Correa dhe tashmë mbetet për t’u bindur klubi spanjoll, shkruan Albeu.com.

Negociatat mund të parashikohen të vështira, pasi Atletico pretendon të paktën 50 milionë për shërbimet e Correas.

Megjithatë, Maldini mund të provoje dhe formulën e huazimit, e cila shpeshherë iu hyn në ndihmë klubeve për të mos rënduar bilancet.

Ndërkohë, me blerjen e Joao Felix sulmi është i mbipopulluar dhe largimi i Correas është pothuajse e sigurtë. /albeu.com/
Shtuar më 20/07/2019, ora 20:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori