Një "sfilatë", që mund të vlejë për ta si ikona të
kombëtares axurre. Portieri 41-vjeçar pritet të rikthehet në fushë përkrah ish- partnerit të tij të vjetër, që tani luan në anën tjetër të
botës.
Gigi
Buffon dhe Daniele De Rossi, dy nga protagonistët e triumfit në Botërorin 2006 mund ta riveshin shpejti
fanellën blu, të
kombëtares së tyre.
Roberto Mancini e konfirmoi këtë (në të vërtetë e përsëriti) dje, në ceremoninë e prezantimit të marrëveshjes së re midis "Rai" dhe FIGC për ekskluzivitetin televiziv deri në Kupën e
Botës së Katarit, më 2020, njofton Telesport.
"A do t’i thërras në
kombëtare Buffon dhe De Rossi? Kjo ishte një ide e presidentit Gravina, që u përqafua nga unë. Ata janë dy veteranët e vetëm nga Kupa e
Botës 2006, që ende luajnë, prandaj do të ishte një gjë e bukur. Me ne në Kampionatin Europian? Jo, mbase në Kupën e
Botës", – tha ai me shaka, duke shpjeguar domethënien e thirrjes së tyre në
kombëtare.
"Bëhet fjalë për dhënien e një çmimi dhe mundësinë për ta përshëndetur me ceremoni speciale
fanellën blu, për të cilën kontribuan në mënyrë të vendosur dhe i shtuan yllin e katërt".
Shtuar më 22/10/2019,
ora 13:21