E bujshme / Chelsea interesohet për mesfushorin kosovar
Një lajm i bujshëm është duke qarkulluar në mediat italiane dhe jo vetëm. Bëhet fjalë për shqiptarin e Kosovës, Arbër Zeneli.

Mesfushori 23-vjeçar ka zgjuar interesin e Chelseat dhe pëlqehet nga trajneri Sarri. Zeneli aktualisht është pjesë e Herenvenit në Holandë, teksa po kalon një moment mjaft të mirë.

Në pjesën e parë të sezonit mesfushori i përfaqësueses së Kosovës arriti të shënonte 4 gola dhe regjistroi 10 asistime, duke u shndërruar në një lider te skuadra holandeze.

Kësisoj, futbollisti është në listën e dëshirave të klubit anglez, teksa këta të fundit janë të gatshëm të paguajnë 5 milionë paund për shërbimet e 23-vjeçarit. /albeu.com/
Shtuar më 17/01/2019, ora 17:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori