E bujshme! Di Maria mbyll karrierën në Europë
Mesfushori i Paris Saint-Germain, Angel Di Maria, së fundmi ka deklaruar se shumë shpejt do të vij koha që ai të alrgohet nga Europa, pasi po mendon për të përfunduar karrierën e tij në futboll.

Argjentinasi ka deklaruar se dëshira e tij është që karrierën në Europë ta mbyllë te PSG, për tu drejtuar më pas ligave të Argjentinës.

“Unë jam shumë i lumtur këtu, kështu që mund të pres vetëm për të parë se çfarë do të ndodhë”.

Klubi e di atë që dua, do të shohim. Do të doja të vazhdoja këtu, por gjithmonë kam thënë se do të doja të përfundoja karrierën time në Argjentinë. Shpresoj që klubi im i fundit në Evropë të jetë Parisi”, përfundoi argjentinasi. /albeu.com/
Shtuar më 30/09/2018, ora 16:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori