Mauro Icardi mund të rikthehet dhe të luaj sërish në Serie-A pas aventurës së tij me Interin deri para dy viteve.
Interesim për ta rikthyer sulmuesin argjentinas në Itali kanë shprehur rivalët e Interit, Milani dhe Juventusi.
Tani, gjithnjë sipas raporteve të fundit nga “Calciomercato”, “Zonja e Vjetër” ka bërë
hapa konkret drejt një
marrëveshje me Paris-Saint-Germain për Icardin.
Ata do t’i ofrojnë
shërbimet e Paulo Dybalas në këmbim të tij, ofertë kjo e cila edhe mund t’i përshtatet klubit parizien.
Dybala është në bisedime me Juventusin për rinovimin e kontratës dhe deri më tani nuk kanë gjetur ndonjë
marrëveshje finale.
Shtuar më 30/11/2020,
ora 10:50