E bujshme, Hasi po na rrëmben yllin e Superligës
Bernard Berisha mund të përfundojë tek Anderlechti i Besnik Hasit. Klubi belg po shfaq interesim të madh për mesfushorin e majtë të Skënderbeut të Korçës.

Madje, vetë faqja e afërt me klubin mbretëror, “Anderlecht-online.be”, shkruan për interesimin e tyre për Bernardin.

Anderlechti nesër do të dërgojë agjentin e tij në ndeshjen mes Skënderbeut të Korçës dhe Dinamos së Zagrebit, e vlefshme për fazën e katërt të Ligës së Kampionëve.

Agjenti i Anderlechtit mund të përballet me fytyra të njohura në shkallët e stadiumit, pasi edhe Club Brugge dhe Genk do të udhëtojnë për të vëzhguar Berishën”, shkruan ‘anderlecht-online.be’.

Berisha po shkëlqen me Skënderbeun, ndërsa ka oferta edhe nga klubet gjermane. Kosovari e ka nisur karrierën me Besën e Pejës. /Albeu.com/

Shtuar më 18/08/2015, ora 13:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori