E BUJSHME/ Ibra kaloi natën e Vitit të Ri me Diletta Leotta (FOTO LAJM)

Një lajm “bombë” është duke qarkulluar në Itali.

Thuhet se sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimoviç, ka kaluar natën e ndërrimitviteve me gazetaren seksi të sportit, Dileta Leota.

Është “Oggi” që e raporton diçka të tillë, ku thuhet se suedezi shkoi në shtëpinë e gazetares në orën 21:20 dhe e kaluan bashkë natën e ndërrimitviteve. Thuhet se më 31 dhjetor, Ibra shkoi në shtëpinë e Diletës, ku deri në mesnatë në shtëpi kishte drita, të cilat më pas u fikën, për të mos u ndezur më deri në mëngjes, kur 38-vjeçari u largua.

Kujtojmë se edhe në të kaluarën kanë qarkulluar lajme për një lidhje të mundshme të gazetares me futbollistin, të cilat janë mohuar nga palët menjëherë.
Suedezi është gjithashtu i martuar, me Helena Seger, e cila momentalisht ndodhet në Suedi, ku qëndron së bashku me fëmijët e tyre.

Shtuar më 14/01/2021, ora 19:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori