E BUJSHME/ Ibra te Milani për t'i ndihmuar të kualifikohen në Champions
Zlatan Ibrahimovic është afër të rikthimit te Milani edhe pse kërkohet nga disa klube evropiane.

Sulmuesi suedez ka bërë të ditur se më 31 dhjetor do të largohet nga La Galaxy, atëherë edhe kur i përfundon kontrata.

38-vjeçari dëshiron të rikthehet në Evropë, ndërsa ka zgjuar interesimin e skuadrave si, Manchester United, Napoli dhe Bolognas.

Por, sipas asaj që raporton Tuttosport, Ibrahimovic e dëshiron rikthimin te Rossonerët dhe t’i ndihmojë që të rikthehen në Ligën e Kampioneve.
Shtuar më 03/11/2019, ora 18:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori