E BUJSHME/ Ilir Daja trajner i Tiranës?
Ilir Daja i mohoi dje kontaktet me Tiranën, por e vërteta është që ai është më pranë se kurrë bardhebluve. Ish-trajneri i bardhebluve dhe tani i Skënderbeut është favoriti për të marrë ekipin 24 herë kampion.

Burime pranë Tiranës bëjnë me dije se Daja me shumë mundësi do të jetë trajneri i ri i Tiranës. Nga bisedat informale bëhet me dije se Ilir Daja u ka bërë me dije bardhebluve që është i gatshëm të diskutojë, madje duke u thënë se duhet ta presin deri në janar.

Thënë kështu, duket se rrugët e Dajës dhe Tiranës do të bashkohen pas më shumë se 2 vitesh nga shkarkimi i tij në javën e tetë të Superiores kur drejtonte bardheblutë.
Shtuar më 15/12/2019, ora 18:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori